“Papuçja e shqyer sepse babi i tij nuk ka pas para me ble këpucë” – 28 vjet që nga vdekja e Leotrim Ahmetit

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Skenderaj, 11 shtator Zhurnal.mk – Ka dy vjet që në qendër të qytetit qëndron ky bust. Është ky Leotrim Ahmeti nga Rezalla e Skenderajt.

7 vjeçari u vra nga forcat serbe, me 11 shtator të vitit 1998.

E gjithë ngjarja tragjike ndodhi në oborrin e shtëpisë së tij në Rezallë të Skenderajt, kur forcat serbe e hodhën një granatë.

E copat e kësaj të fundit, e goditën në bark të miturin.

“Dy granata ato kanë ardh nga Mokna. Njëra granat ka kërcit në oborrin e Malush Ahmetit, ky nga ato vdes më vonë Leotrimi dhe plagosën edhe anëtarë të tjerë të familjes, aty krijohet një llahtari e madhe ku vetëm nëna Shukrija ka ditë më menaxhu aty situatën. Ajo i ka kap fëmijët e tjerë më i shpëtua edhe fëmijët e kojshive ku kanë vdekur aty”, deklaroi Hajzer Ahmeti, familjar.

E kur menduan se i shpëtuan me të keqes, Leotrimi u ankua tek nëna.

Me të arritur tek shkolla e fshatit, 7 vjecari tha së kishte dhimbje në stomak.

“Dikur Leotrimi e ka shpreh dhimbjen edhe sikletin e tij shpirtërorë dhe ka thanë nënë: “edhe unë kam diçka në barkë”, e shplon ajo dhe zorrët i ka pas të qitura përjashta”, tha Hajzeri.

Në këtë formë, historia e dhimbshme e Leotrim Ahmetit, u bë nga më të njohurat e luftës së fundit në Kosovë.

“Ai ndërron jetë për mos me vdes kurrë, prandaj ne të vdekshmit sot e përkujtojmë një fëmijë të pavdekshëm është ky Leotrimi. Leotrimi nuk rrinë kurrë pa lule, i dërgojnë lule qytetarët, fëmijët vijnë fëmijët edhe e puthin”, kujton ai.

E tetë muaj pas vrasjes së Leotrimit, ra dëshmor edhe babai i tij, komandanti, Malush Ahmeti.

“Ai ka qenë vëllai im, djalë i axhës, shkoi herët Malushi, ai ka lënë një familje të shkëlqyeshme dhe ka lanë prapa vetës një kapital të madh moralë edhe të luftës edhe të paqes”, përfundoi Hajzer Ahmeti.

Ndryshe, Leotrim Ahmeti, ndërroi jetë me 11 shtator të vitit 1998 në Spitalin Ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros fillimisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër