Paraja e xhepit sfidon bankat, mbi 5 miliardë euro cash, 14% më shumë se viti 2025

Nga Xh M
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 gusht ZHurnal.mk – Shqiptarët ende vijojnë të mbajnë paratë në portofol apo në shtëpi duke kryer pjesën më të madhe të pagesave me lekë në dorë. Të dhënat e fundit tregojnë se paraja cash është rritur me rreth 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke kaluar për herë të parë pragun prej 5 miliardë euro.

“Paraja jashtë sektorit bankar është rreth 494 miliard lekë, ose diku tek 5.3 miliard euro. Paraja jashtë bankave është rritur afërsisht me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por kjo reflekton kryesisht një tendencë të rritjes së ofertës së parasë në ekonomi.”- tha Ersuin Shehu, ekspert bankar.

Sipas ekspertit Ersuin Shehu, përveç emetimit nga Banka e Shqipërisë, fluksi i lartë i cash-it ndikohet edhe nga sezoni veror.

“Ka një tendencë të rritjes së parasë jashtë bankave në tremujorin e dytë dhe sidomos në tremujorin e tretë të vitit, dhe kjo lidhet natyrshëm me sezonin turistik.Pra, sezoni turistik sjell një rritje dhe intensifikim të aktivitetit ekonomik, të transaksioneve ekonomike për shkak të pushimeve, dhe kjo natyrshëm sjell edhe rritje të treguesit të parasë jashtë bankave.”

Për të reduktuar paran jashtë bankave në ekonominë e vendit, eksperti rekomandon fuqizimin e pagesave alternative dhe luftën ndaj informalitetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër