Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.
Të shtunën parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Të dielën moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe intervale me diell. Edhe gjatë kësaj dite, në disa zona priten riga shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

