Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani “do shkatërrimin e KQZ’së”

Nga B.M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se shkarkimi i saj nga ana e Presidentes Vjosa Osmani “ka qenë cenim i rendit kushtetues”.

Sipas Dakës, qëllimi ka qenë shkatërrimi i KQZ-së.

“Natyrisht që tash ndoshta nga kjo perspektivë dhe nga krejt kjo që po ndodh këto ditë me KQZ-në dhe me zgjedhjet, sidomos me këto dy proceset e fundit, vërehet se cila ka qenë intenca e shkarkimit tim. Ajo ka qenë që KQZ-ja, thjesht ta them vrazhdë të shkatërrohet”, tha ajo.

Ajo thotë se askush nuk i di arsyet e shkarkimit të saj.

“Në fakt askush nuk e di për çka jam shkarku. Ndoshta vetëm Presidentja e di atë dhe ata të cilët i kanë sugjeru shkarkimin tim. Dhe natyrisht që, është cenu edhe rendi kushtetues sepse KQZ-ja është organ i pavarur kushtetues dhe është prekur pavarësia e atij organi. Sepse një kryetar i KQZ-së mund të shkarkohet ashtu vetëm si e parasheh Kushtetuta dhe jo ashtu si jam shkarku unë”, ka deklaruar Daka për “VOX Kosova”.

Daka ka thënë se marrëdhënia e saj me Osmanin ka qenë zyrtare dhe se me të ka diskutuar vetëm për zgjedhjet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 14 qershor 2021.

Ky vendim, erdhi me arsyetimin se kryesuesja e KQZ-së, Valdeta Daka, gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e këtij institucioni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër