Parlamenti shkarkon prokurorin e përgjithshëm pas skandalit të korrupsionit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kiev, 15 shtator, Zhurnal.mk – Parlamenti ukrainas votoi sot për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, në lidhje me një skandal korrupsioni në zyrën e tij.

Një shumicë prej 317 deputetësh mbështeti mocionin për shkarkimin e tij, të paraqitur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kravchenko kishte paraqitur dorëheqjen rreth një javë më parë, pas skandalit të korrupsionit, por e kishte cilësuar vendimin si “politik”.

Në një video të publikuar dje jashtë territorit të Ukrainës, ai akuzoi autoritetet ukrainase kundër korrupsionit dhe kërkoi dorëheqjen e drejtuesve të tyre.

Kravchenko deklaroi gjithashtu se ndodhej jashtë vendit në një udhëtim zyrtar.

Në përgjigje, Zelensky u bëri thirrje deputetëve që ta shkarkonin Kravchenko sa më shpejt.

Megjithëse që nga viti 2014, janë krijuar rreth gjashtë institucione kundër korrupsionit, me mbështetjen e vendeve perëndimore, Ukraina vijon të konsiderohet nga ekspertët e organizatës joqeveritare “Transparency International” ndër vendet më të korruptuara të Evropës.

artikuj të ndërlidhura