Parregullsi dhe shkelje në “Eko Struga”, drejtori paralajmëron revizion

Nga B.M
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 06 maj, Zhurnal.mk – Ndërmarrja publike për parkingje “Eko Struga” është përballur me borxhe mbi 1,5 milionë denarë dhe humbje mujore, ndërsa funksionimi i saj, sipas drejtuesve aktualë, ka devijuar nga roli institucional.

Këto konstatime i bëri drejtori i ndërmarrjes, Abduljadi Shazimanoski, në një konferencë për media, ku theksoi se ndërmarrja në periudhën e kaluar ka funksionuar si një kompani private nën menaxhimin e mëparshëm.

“Ndërmarrja publike ‘Eko Struga’ është gjetur me borxhe mbi 1,5 milionë denarë dhe me humbje të vazhdueshme mujore. Për fat të keq, ajo ka funksionuar si një kompani private në duart e udhëheqjes së kaluar”, deklaroi Shazimanoski.

Ai paralajmëroi se do të ndërmerren hapa konkretë për të zbardhur gjendjen reale financiare dhe operacionale të ndërmarrjes.

“Do të realizohet një revizion i plotë për të identifikuar të gjitha parregullsitë dhe shkeljet eventuale, si dhe për të vendosur përgjegjësi aty ku është e nevojshme”, theksoi drejtori.

Sipas tij, qëllimi kryesor është stabilizimi i ndërmarrjes dhe rikthimi i saj në funksionim të rregullt dhe transparent në shërbim të qytetarëve të Strugës.// Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër