Shkup, 27 tetor – Çdo gjë që tha, i doli e saktë.
I ftuar në studio të ndryshme televizive para zgjedhjeve lokale, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndonëse partia e tij nuk mori pjesë në garë, parashikoi me saktësi rrjedhën e zhvillimeve politike. Tani, pas zgjedhjeve, deklaratat e tij po rezultojnë të jenë ndër më të përmendurat në opinionin publik, duke ndikuar dukshëm në rritjen e mbështetjes për PDSH-në shkruan Tetovasot .
Thaçi u dha një leksion të qartë politik të gjithëve, duke treguar se njohja e terrenit dhe përvoja e gjatë në politikën shqiptare janë armë që nuk zbehen me kohën. Ai e lexoi situatën saktë, parashikoi lëvizjet e aktorëve dhe tensionet brenda koalicioneve, gjë që tani po dëshmohet në praktikë.
Në vijim të këtyre zhvillimeve, pas përfundimit të procesit zgjedhor, shumë ish-anëtarë të PDSH-së që ishin larguar drejt Aleancës për Shqiptarët të Taravarit dhe Selës, po rikthehen tek gjeneza , pra, në “folenë e vjetër”, siç e quajnë vetë tek Menduh Thaçi.
Sipas informacioneve që ka siguruar portali TetovaSot, pas 2 nëntorit PDSH-ja pritet të ketë derën e hapur për Qeveri. Veçanërisht në Tetovë, partia e Thaçit po shënon një rritje të ndjeshme, dhe vota e saj mund të rezultojë vendimtare për të ardhmen politike të qytetit.
Ndërkohë, në garën e raundit të dytë, që do të mbahet më 2 nëntor, pritet një përballje e fortë. Sipas burimeve, VMRO-DPMNE mund të “ndëshkojë” Bilall Kasamin për deklaratat e tij në Tiranë, ku është shprehur publikisht se do të mbështesë kandidatin shqiptar në Kërçovë kundër VMRO-së.TS
