Pas një nate kur e teproni me alkool, ja ushqimet detoks për të pastruar trupin

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Është e nevojshme që kur pas ndonjë nate ose feste ku e kemi tepruar me pije, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme.

Më poshtë gjeni listën e cila është zgjidhja juaj:

Detoks me çaj, xhinxher dhe banane

Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes.

Smoothie frutash

Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë.

Ushqim i yndyrshëm

Konsumimi i ndonjë hamburgeri ose patateve të skuqura pas pijes do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të reduktojë efektet e dëmshme të alkoolit.

Xhinxher i fermentuar

Përdorimi i lëngut të xhinxherit të fermentuar në një shishe të mbyllur do të reduktojë nivelin e aciditetit të stomakut.

Uthull molle

Një lugë gjelle me uthull molle ju ndihmon të pastroni stomakun nga një natë e mëparshme me pije.

Aktiviteti fizik

Ju mund të kryeni aktivitet fizik në palestër ose të dilni në natyrë. Djersitja, qarkullimi më i mirë i gjakut, vënia në punë e gjithë trupit do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër