Pas pëlqimit, aktorja e famshme Demet Ozdemir ndjek Londrimin në rrjete sociale

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një ndër momentet më të komentuara në rrjete sociale ditët e fundit lidhet me banorin e Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj dhe aktoren e njohur turke Demet Ozdemir.

Pak ditë më parë, gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend, Londrimi bëri një koment për aktoren, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Postimi u bë viral dhe tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar dhe tij turk.

Foto: Instagram

Fillimisht, reagimi i aktores u vu re në platformën X, ku ajo pëlqeu një postim që lidhej me deklaratën e Londrimit.

Ndërkohë, zhvillimi më i fundit ka shtuar edhe më shumë interesin e fansave: aktorja tashmë e ndjek atë në Instagram.

Ky veprim ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po e konsiderojnë si të papritur që ka kaluar kufijtë e shoubiz-it shqiptar.

Deri tani nuk ka pasur reagim publik shtesë nga aktorja, ndërsa fansat presin nëse kjo vëmendje do të sjellë ndonjë ndërveprim të mëtejshëm mes tyre. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër