Pas shumë aludimeve, Jonida Maliqi rrëfehet për raportin me Alessio Alian

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka qenë e ftuar së fundmi në “Live From Tirana”.

Ndër tjerash ka folur edhe për marrëdhënien me ish-banorin e Big Brother VIP 5, Alessio Alia.

Ajo theksoi rëndësinë e të qenurit në një status të qartë, duke sqaruar se të dy janë prindër të divorcuar, me histori të lëna pas, derisa partnerët e tyre përkatës kanë vazhduar jetët e tyre.

 Foto: YouTube

Artistja pranoi se marrëdhënia në distancë ka sjellë si ribashkime të bukura, ashtu edhe momente distance apo mosbesimi.

Megjithatë, ndau se më e rëndësishmja është ndjenja që i jep kjo lidhje.

“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, tha Jonida.

Këngëtarja theksoi se nuk ka turp të pranojë se e do partnerin e saj, por preferon të mos bëjë deklarata të mëdha publike për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e të dyve nga abuzimi mediatik dhe titujt sensacionalë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër