​Pas tragjedisë në Malishevë, Policia: Deri tani s’kemi informatë për bombolë gazi, nuk u dëgjua eksplodim

Nga Xh M
129 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Malishevë, 16 prill Zhurnal.mk – Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informatë për shpërthim të bombolës se gazit në rastyin në Malishevë, në të cilin rast mbetën të vdekur tre persona.

Zogaj tha se policia ka pranuar rastin në 12:55 dhe njësitet policore e hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ne si polici në ora 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është duke u djegur, kemi njoftuar njësinë emërgjente dhe të zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë. Në vendin e ngjarjes emergjenca shëndetësore e kanë hasur aty një person pa vetëdije dhe menjëherë është dërguar në QKMF, ndërsa fëmijët nga një banor. Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tyre. Mosha 35, 9 dhe 12 vjeçarë”, tha ai.

Zogaj tha se nuk ka pasur raportime për shpërthim të bombolës së gazit.

“Kjo është informata që kemi për momentin, banesa ka qenë shumë e tymosur, Arsyeja e zjarrit, janë duke u bërë hetimet ende. Deri më tani nuk kemi informatë për bombolë gazi, sepse nuk është dëgjuar nga dëshmitarët ndonjë eksplodim”, shtoi ai.

Viktimat e zjarrit në Malishevë janë babai 35 vjeçar me dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin 9 dhe 12 vjeç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër