Pauzë në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, po intervistohen kandidatët për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi

Nga B.M
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në rrjedhë është pauza e shkurtë pasi që paraprakisht u dëgjuan tetë kandiatë për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Janë paraqitur gjithsej 14 kandidatë.

Në mesin e të paraqiturve ka kandidatë me fakultet të kryer juridik, përvojë në jurisprudencë dhe në fushën e të drejtavetë njeriut, ndërsa ka të tillë që tashmë punojnë në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi.

Kandidatët e paraqitur, pas prezantimit, u përgjigjen pyetjeve të deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqatave joqeveritare.

Anëtar i Komisionit mund të jetë personi i zgjedhur i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka 240 kredi sipas EKTS apo shkallën VII/1 të arsimit dhe minimum shtatë vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, pesë prej të cilave në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit dhe të mos jetë bartës i funksionit në ndonjë parti politike.

Pas pauzës, duhet të in tervistohen edhe gjashtë kandidatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër