PD: Të shtunën protestë kombëtare në mbështetje të studentëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 tetor, Zhurnal.mk – Partia Demokratike ka thirrur të shtunën një protestë kombëtare, në mbështetje të studentëve.

Ndërsa publikoi spotin e protestës kombëtare, PD fton qytetarët të mblidhen këtë të shtunë, në orën 12:00, para Kryeministrisë.

PD u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mblidhen në shesh dhe t’i bashkohen protestës për të mbështetur studentët që protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe dorëheqjen e parevokueshme të kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama.

artikuj të ndërlidhura