PD: Zjarret nuk shuhen me propagandë, qeveria dështoi në menaxhimin e situatës edhe këtë sezon

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, nga selia blu, foli sot në lidhje me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend nga qeveria.

Në fjalën e tij, Muçollari adresoi një sërë pyetjesh mbi kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, fondet për emergjencat civile dhe masat e marra për përballimin e situatave të rënda.

Muçollari kërkoi përgjigje nga qeveria lidhur me mungesat në pajisje dhe burime njerëzore, si dhe për zonat që vijojnë të mbeten jashtë mbulimit të shërbimit zjarrfikës.

PD ngriti gjithashtu pikëpyetje për dy avionët zjarrfikës, duke kërkuar të dijë nëse ata janë vënë realisht në operim. Ai gjithashtu transparencë për fondin prej 4.3 miliardë lekësh për emergjencat civile.

Muçollari theksoi se “zjarret nuk shuhen me propagandë”.

Sipas PD-së, qeveria nuk ka marrë masat e nevojshme për të përballuar temperaturat e larta dhe thatësirën e zgjatur, pavarësisht paralajmërimeve për kushtet ekstreme të motit.

“Nuk mori masat e nevojshme për të mbrojtur vendin, megjithëse paralajmërimet për temperatura ekstreme dhe thatësirë të zgjatur ishin të qarta.

“Qeveria nuk ekziston kur qytetarët përballen me fatkeqësinë. Nuk ekziston as pas saj, kur duhet të bëjë bilancin dhe të dëmshpërblejë familjet. Shumë qytetarë vazhdojnë të presin edhe sot kompensimin për përmbytjet dhe zjarret e viteve të mëparshme. Kjo tregon se braktisja nuk përfundon kur fiken flakët: ajo vazhdon në zyrat e shtetit”, tha ai.

Sipas tij zjarret nuk janë një fatalitet i pamenaxhueshëm.

“Një qeverisje serioze dhe e përgjegjshme që punon çdo ditë në terren për parandalimin ja del të kontrollojë dukuri të tilla. Dhe një qeverisje serioze dhe e përgjegjshme u përgjigjet me shpejtësi qytetarëve kur preken duke i dëmshp

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër