PDK kërkon nga Rama që ora e parë mësimore e 16 shkurtit t’i kushtohet rolit dhe sakrificës së UÇK-së

Nga admin
296 e lexuar

Sot, asambleistët e PDK-së në Prishtinë i janë drejtuar me kërkesë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë mësimore e 16 shkurtit t’i kushtohet rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, asamblisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri.

Retkoceri ka shkruar se në prag të Ditës së Pavarësisë, është detyrë institucionale dhe morale që nxënësit tanë ta njohin sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës.

“Ashtu si gjatë qeverisjes sonë në Prishtinë, kur përmes Drejtorisë së Arsimit organizuam ligjërata me ish-ushtarë dhe invalidë të UÇK-së, edhe sot besojmë se historia duhet të flasë drejtpërdrejt para brezave të rinj. Në prag të Ditës së Pavarësisë, është detyrë institucionale dhe morale që nxënësit tanë ta njohin sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës. Kjo merr peshë të veçantë edhe në prag të marshit ‘Drejtësi, jo Politikë’, në mbështetje të atyre që ishin ndër kontribuesit më të mëdhenj të çlirimit dhe të shpalljes së Pavarësisë – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Historia nuk mund të zhbëhet. Liria ka themel sakrificën e UÇK-së”, ka shkruar Retkoceri. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër