Peleshi: Përparim i dukshëm i Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve të KiE

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

TIRANË, 31 mars – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshilli i Europës, Ionut-Marian Stroe dhe Pavel Jablonski, ku u diskutua mbi ecurinë e reformave dhe standardet demokratike në Shqipëri.

Gjatë takimit u theksua se, pas daljes nga sistemi i monitorimit në prill 2024, Shqipëria ka bërë përparime në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Europës, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias, respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, reformën në drejtësi dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve.

Peleshi njohu raportuesit edhe me veprimtarinë e komisioneve të posaçme për realizimin e reformës zgjedhore dhe asaj administrativo-territoriale, duke theksuar rëndësinë e këtyre proceseve për konsolidimin e institucioneve demokratike.

Në këtë kuadër, u vlerësua bashkëpunimi me Këshilli i Europës dhe Asamblenë Parlamentare të kësaj organizate, si partnerë kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër