Pendarovski do lë benificionet si ish president, do kthehet tek profesioni si profesor

nga Redaksia

Shkup, 11 maj – Stevo Pendarovski pas përfundimit të mandatit të presidentit, do të heqë dorë nga privilegjet që i takojnë sipas ligjit. Pendarovski ndoshta nuk do të përdorë një kabinet shtetëror me stafin e posaçëm dhe një pension shtetëror të përjetshëm.

Sipas burimeve të TV21, ai me shumë gjasa do të kthehet si profesor në universitetin e njohur ndërkombëtar Kolegji Amerikan në Shkup.

Ish-Presidentët Branko Crvenkovski dhe Gjorgje Ivanov po shfrytëzojnë privilegjet sipas ligjit: pension të barabartë me pagën e kreut të shtetit, kabinet me sekretar dhe makinë me shofer. Pendarovski para pak kohësh deklaroi publikisht se do të heqë dorë nga privilegjet e paraardhësve të tij dhe do t’i kthehet punës nga e cila erdhi në pozitën e kreut të shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More