“Për botën ishte ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti”, katër muaj pa Shpat Kasapin – dedikimi prekës i bashkëshortes

Nga D. V.
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kanë kaluar katër muaj që nga ndarja nga jeta e artistit të dashur shqiptar, Shpat Kasapi, një humbje që ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në skenën muzikore, por edhe në zemrat e familjarëve, miqve dhe publikut që e ka ndjekur ndër vite.

I njohur për energjinë e tij në skenë, për këngët që shoqëruan breza të tërë dhe për personalitetin e tij të ngrohtë, Shpati mbetet një figurë e paharrueshme për artin shqiptar.

Mungesa e tij ndihet çdo ditë, ndërsa kujtimet për të vazhdojnë të jetojnë përmes muzikës dhe dashurisë që la pas.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë një mesazh tepër prekës, duke shprehur mallin dhe dhimbjen që vazhdon të mbetet e fortë edhe pas katër muajsh.

Ajo theksoi lidhjen e veçantë që Shpati kishte me djalin e tyre, Roelin, duke e përshkruar atë si gjithë botën e tij.

“Shpresoj që je duke vallëzuar në qiell. Për botën ishte ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti. 4 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë Shpat”, ka shkruar ajo.

Ky dedikim prekës rikthen edhe një herë në vëmendje jo vetëm artistin e madh që ishte Shpat Kasapi, por edhe njeriun familjar, babanë dhe bashkëshortin e përkushtuar, mungesa e të cilit vazhdon të ndihet thellësisht çdo ditë. /Telegrafi/

Selvije Jao/Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër