Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Nga Xh M
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 qershor Zhurnal.mk – Problemi i qenve endacakë vazhdon të mbetet një ndër sfidat me të cilat përballen komunat e Kosovës, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e tyre. Përderisa rastet e sulmeve dhe helmimeve të qenve kanë nxitur reagime brenda dhe jashtë vendit, organizata vendore dhe ndërkombëtare po kërkojnë ta adresojnë çështjen përmes sterilizimit dhe vaksinimit.

Organizata “Animal of Kosovo”, ka bërë të ditur se deri më tani ka sterilizuar afër 4 mijë e 500 qen endacakë, ndërsa me mbështetjen e organizatave nga Holanda, synon financimin e sterilizimit të 1 mijë qenve të tjerë.

Drejtori i organizatës Animal of Kosovo, Sadri Sopi, për KosovaPress, tha se qëllimi i aktivitetit është parandalimi i rritjes së numrit të qenve endacakë dhe zgjidhja humane e problemit.

Fokusi i organizatës ishte në mbeturinoren e Pejës, e njohur si “ferri”, i qenve.

Kjo organizatë, po ashtu deri më tani ka marrë përgjigje vetëm nga komuna e Shtimes për ndihmë, ani pse ka kontaktuar 38 komuna të Kosovës.

“Deri më tani kemi sterilizuar afër 4 mijë e 500 qen, pasi dëshirojmë që të mos ngritët numri. Ne i kemi kontaktuar të gjitha komunat, deri më tani kemi vetëm një komunë, e Shtimes, që i është bashkangjitur aktivitetit tonë. Nga komunat tjera ende nuk kemi diçka konkrete, por jemi në bisedime me Mitrovicën, Drenasin dhe Podujevën dhe shpresojmë për aksione konkrete. Për fat të keq ato helmime i ka parë i gjithë bota dhe aty ne po dalim si popull që i vret kafshët dhe i helmon, ato nuk janë zgjidhje, ka sulme por duhet ta dimë shkaktarin e sulmeve.. 2:56 Më së shumti kemi sterilizuar në komunën e Pejës, pasi që mbeturinorja në Pejë është e njohur në gjithë botën si “ferri” i qeneve, pasi aty jetojnë mbi 1 mijë e 500 qen e aty jemi koncentruar më së shumti.5:04 Veterinarët tanë janë të gatshëm për vetëm 50 euro, ndërsa komunat paguajnë deri në 200 euro për një qen”, tha Sopi.

Nga Holanda, Karen Soeter nga House of Animals tha se organizata do të financojë sterilizimin e 1 mijë qenve në Kosovë.

Ndërsa ambasadori i Animals of Kosovo, Piet Hellenans, tha se Kosova ka mundësi ta zgjidhë këtë problem përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave.

Hellenans tha se kjo do ndihmojë edhe në reputacionin e Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Gjëja e mirë për Kosovën është se është e vogël, kështu që problemi këtu mund të zgjidhet.. Po shoh se situata e qenve po përmirësohet, sidomos në zonat ku kemi qenë aktivë. Kemi pasur edhe biseda me qeverinë, sepse duhet të bashkëpunojmë të gjithë së bashku. Ne mund të bëjmë një pjesë të punës dhe marrim donacione nga Holanda për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi dhe kjo po funksionon.. Situata për qentë do të përmirësohet shumë, dhe po ashtu edhe për njerëzit, për shëndetin publik dhe për reputacionin e Kosovës në BE dhe për turizmin. Për këta 1 mijë qen kemi siguruar 50 mijë euro”, tha Hellenans./kp

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër