Përfundon ndalesa për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Sot përfundon ndalimi i lëvizjes në pyje, i vendosur në përputhje me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, dhe me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”.

Ndalimi fillimisht ishte në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar të zjarreve pyjore në zonat e hapura, u zgjat deri më 30 shtator.

Gjatë ndalesës lëvizja në pyje lejohej vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare, përkatësisht për zonën që ato menaxhojnë. U parashikuan gjoba për mosrespektimin e ndalimit nga individët gjatë kësaj periudhe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër