Përfundon ndërtimi i argjinaturës në zonën e Karavastasë

nga D. V.

Punimet për ndërtimin e argjinaturës në zonën e Karavastasë kanë përfunduar duke siguruar mbrojtjen e tokave bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se kjo ndërhyrje garanton gjithashtu funksionimin normal të sistemit të kullimit drejt hidrovorit.

“Përfundojnë punimet për argjinaturën në Karavasta, që mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut dhe garanton funksionimin e sistemit të kullimit drejt Hidrovorit”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se po vijon puna për rikonstruksionin e plotë për t’i dhënë zgjidhje të qëndrueshme në shërbim të fermerëve.

Gjatë janarit erërat e forta deri në 8 ballë krijuan dallgë që arritën deri në 3 metra lartësi, duke kapërcyer argjinaturën e Karavastasë dhe duke shkaktuar shembjen e saj.

Mbi 70 metra argjinaturë ranore u gërryen dhe u shkatërruan nga forca e detit, ndërsa ujërat e kripura vërshuan drejt lagunës së Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More