Përleshje në ‘Qendër’ të Shkupit, policia arreston 14 persona – 6 prej tyre të mitur

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Policia ka arrestuar 14 persona pas një përleshjeje fizike në zonën e Qendrës në Shkup.

Sipas MPB-së, sot (27.09.2026), rreth orës 03:00, janë arrestuar M.E. (19), G.S. (19), I.R. (20), A.M. (20), L.Gj. (19), A.A. (19), V.G. (19), Zh.A. (20), si dhe gjashtë 17-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi.

Ata dyshohet se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në një përleshje fizike mes tyre.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër