Mickoski nuk do t’i kërkojë falje Ristoskës, Qeveria: Në intervistë nuk është përmendur emri i saj

Nga B.M
584 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski nuk do t’i kërkojë falje prokurores Lençe Ristovska me arsyetimin se nuk ja ka përmendur emrin e saj në intervistë.

Në përgjigjen ndaj pyetjes së “Sloboden Peçat” drejtuar Qeverisë, nëse Mickoski do t’i kërkojë falje Ristoskas pasi e quajti “mediokre” dhe pasi e mbështeti konstatimin e gazetares, e cila tha se Ristoska është pjesë e një “matrice klienteliste-politike”, si dhe nëse kjo paraqet presion ndaj saj që të zhbllokojë pasurinë e partisë dhe të heqë dorë nga ndjekja penale, nga Qeveria thanë se është e çuditshme se si Ristoska e ka njohur veten në atë intervistë.

“Në lidhje me pyetjen tuaj gazetareske, ju informojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në intervistë nuk e ka përmendur Lençe Ristoskan me emër dhe mbiemër. Ai ka folur për mediokritete dhe është e çuditshme se si Lençe Ristoska u vetë-njoh në atë intervistë” thuhet në përgjigjen e shkurtër të Qeverisë.

Prokurorja kërkoi nga Mickoski falje publike pas intervistës së tij për “vecer.mk”, ku Mickoski foli se pas ndryshimeve në Kodin Penal të propozuara nga deputetë të OBRM-PDUKM-së, më zëshëm kishin reaguar disa individë nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër