“Përplasje” në Kuvend rreth seancës për presidentin

Nga D. V.
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 prill Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje mes pozitës dhe opozitës lidhur me seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, e cila është caktuar të mbahet sot, në orën 17:00, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar që deputetët të jenë të pranishëm në seancën që pritet të nisë në ora 17:00.

“Është e rëndësishme që të jeni të pranishëm në seancë dhe deri atëherë të shpresojmë që të kemi emra dhe konsensus për president”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se mungesa e marrëveshjes politike po e çon vendin në një situatë të re.

“Unë nuk e di ‘zanzibarin’, por e di që Kosova nuk ka pasur kurrë krizë të tillë për zgjedhjen e presidentit. Hera e parë që vendi po shkon në zgjedhje për shkak të mungesës së konsensusit”, ka thënë Tahiri.

E, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Time Kadrijaj ka kritikuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, duke thënë se një situatë e tillë nuk është reale.

“Keni shpikur një ngjarje që nuk ekziston, për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për presidentin”, është shprehur Kadrijaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër