Përsëri zjarr në deponinë “Krasta” në rajonin e Kumanovës

Nga D. V.
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Ekipet e NP Çistota dhe Zelenilo Kumanovë me mekanizëm po intervenojnë për shuarjen e zjarrit në deponinë “Krasta” në rajonin e Kumanovës, ku dje ka shpërthyer sërish zjarr.

Nga ndërmarrja njoftuan se ekipet ndodhen në terren dhe po përpiqen ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke përdorur mekanizëm dhe resurse shtesë për të parandaluar përhapjen e tij.

Zjarret në deponinë “Krasta” janë përsëritur edhe gjatë periudhës së fundit, ndërsa tymi dhe era e pakëndshme kanë shkaktuar reagime tek banorët e zonave përreth. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër