Persona të panjohur shkarravisin tabelën e shoqatës “Srpski Vez” në Kumanovë

Nga D V
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Persona ende të panjohur dy netë më parë kanë shkarravitur hyrjen dhe tabelën e Shoqatës Kulturore “Sprski Vez” në Qendër të Kumanovës. Sipas pamjeve të cilat u publikuan nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale Ivan Stoillkoviq, disa minuta pas mesnate, dy persona ndalojnë me veturë para shoqatës dhe bëjnë grafitë me mbishkrim “UÇK”. Sipas Stoillkoviq, ksenofobia e tillë është shtuar edhe më tepër pasi partia e tij DPSM u bë pjesë e Qeverisë, raporton Alsat, transmeton Zhurnal.

“Shteti dhe opinioni duhet ashpër t’i sanksionojë. E për politikat të cilat nxisin sjellje të tillë, në ndonjë rast tjetër. Askush nuk do të anashkalohet”, ka reaguar Stoillkoviq.

Ndaj incidentit ka reaguar edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Kërkon nga organet të konfirmojnë identitetin e kryerësve.

“Ashpër dënoj vandalizimin e hapësirave të Shoqatës “Srpski Vez” në Kumanovë. Kërkoj nga organet e hetuesisë të konfirmojnë identitetin e kryerësve dhe t’i nxjerrin para drejtësisë. Kumanova gjithnjë ka qenë qytet i multikulturës dhe bashkëjetesës, kështu dhe do të mbetet, veprimet e tilla nuk janë patriotizëm por shovinizëm e cila nxitë padurim nacional kundër së cilës janë të gjithë qytetarët e Kumanovës”, ka shkruar Dimitrievski.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Alsat thonë se janë duke punuar në mënyrë intenzive në zbardhjen e rastit por nuk zbulojnë nëse kanë arritur të identifikojnë kryerësit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër