Pesë kandidatët për shef të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot prezantojnë kandidaturat

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Këshilli i Prokurorëve Publikë sot, në orën 11:00, do të mbajë një seancë në të cilën pesë kandidatët e paraqitur do të prezantojnë kandidaturat e tyre për pozitën e Prokurorit Publik Themelor në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup (PTHP NKOK).

Sipas listës zyrtare të kandidatëve, në garë për këtë pozitë janë prokurori i lartë publik Jovan Cvetanovski, prokurori në Prokurorinë e Lartë Publike dhe ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Trajçe Pelivanov, prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët e PTHP NKOK – Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

Në Komisionin për Zbatimin e Zgjedhjes, të formuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, bëjnë pjesë Ermon Neziri, Svetllana Stojkoviq dhe Keti Petkova. Zgjedhja do të zhvillohet më 28 tetor, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me votim të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga ana e prokurorëve publikë.

Procedura po zhvillohet për shkak të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë pozitë në tetor të vitit 2022.

Shpallja për zgjedhjen e Prokurorit Publik Themelor të PTHP NKOK u publikua në Gazetën Zyrtare më 21 gusht të këtij viti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër