Petrovska prej ditësh ka marrë kërcënime nga Bihaçka: E fton Filipçen në ballafaqim

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja Slavjanka Petrovska përmes një postimi në rrjetet sociale ka paraqitur akuza serioze se prej ditësh merr kërcënime me qëllim ta heshtin në kërkesat e saj për reforma dhe vetting në LSDM.

Ajo tregoi për koordinim në paraqitjet publike të aktorëve politikë, duke i përmendur Venko Filipçe, Vlado Misajllovski dhe VMRO‑DPMNE.

“Prej ditësh, nga Bihaçka marr kërcënime të hesht në kërkesën për reforma dhe vetting në LSDM, ose do të shoh çfarë do të më ndodhë. Dhe shihni, të sinkronizuar: Venko Filipçe dje në konferencë, Misajllovski në intervistë, ndërsa DPMNE sot në mëngjes në konferencë me të njëjtat teza, të njëjtat sulme. A ka dëshmi më të mirë për marrëveshjen e tyre dhe nevojën e qartë për të mbrojtur investimin më të mirë të DPMNE‑së në Bihaçka, e kjo është Venko Filipçe. Në interes të kësaj aktivizohen të njëjtat gënjeshtra dhe manipulime që u shpërndanë edhe para një viti”, – theksoi Petrovska.

Ajo i ftoi institucionet kompetente të verifikojnë gjetjet, ndërsa kundërshtarët politikë i sfidoi për ballafaqim:

“Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën, i ftoj institucionet kompetente sa më shpejt të verifikojnë gjetjet, ndërsa Misajllovskin dhe Filipçen i ftoj në ballafaqim televiziv për këtë temë, duan veç e veç, duan së bashku siç veprojnë, duan një nga një”, – porositi Petrovska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër