Pezullimi i Ballukut, Rama: Shembulli i një budallallëku botëror

Nga B.M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nga podcastin e tij, “Flasim”, kryeministri Edi Rama e cilëson rimarrje peng të qeverisë lënien në fuqi nga Gjykata Kushtetuese të vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Një përgjigje pati edhe për ata persona që, sipas kryeministrit, janë gëzuar për pezullimin e Ballukut.

Ritheksoi përsëri qëndrimin kundër rritjes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Për projektligjin e amnistisë penale, Rama tha se do të shërbejë për të orientuar drejtësinë drejt veprave që paraqesin rrezik real për shoqërinë dhe për të shmangur përdorimin e forcës represive të shtetit.

Kryeministri foli edhe për heqjen e masës së bllokimit të TikTok në vendin tonë, duke theksuar se ky vendim nuk është një tërheqje nga qeveria, por u mor pasi i vendosën filtrat e nevojshëm në këtë rrjet social.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër