Pjesë të Butelit, Gazi Babës dhe Çairit sot pa energji elektrike

Nga R.ZH
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator Zhurnal.mk – Nga EVN Maqedoni njoftojnë se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të ketë ndërprerje të energjisë në pjesë të komunave Butel, Gazi Babë dhe Çair.

Në Komunën e Butelit, nga ora 07:55 deri në 09:55, pa energji elektrike do të mbeten pjesë të rrugëve „Marko Kralе“dhe „Lube Petroviq“.

Në Komunën e Gazi Babës, ndërprerja është planifikuar nga ora 09:00 deri në 13:00, në rrugën „840“, një pjesë të rrugës „Blagoja Stefanovski“ dhe në rrugën „1“.

Ndërkaq, në Komunën e Çairit, nga ora 10:10 deri në 12:10, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në rrugët „Vukovarska“ dhe „Strumicka“.

Nga EVN u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kenë parasysh ndërprerjet e paralajmëruara dhe t’i planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e punimeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër