Gashi dhe koordinatorët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe VLEN-it për vizitë në Arabinë Saudite

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot po qëndron për vizitë në Riad, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Në përbërje të delegacionit janë edhe koordinatorët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Micevski dhe Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskoordinatori i VLEN-it, Adnan Azizi.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Gashi do të zhvillojë takim me homologun e tij, Sheik Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Sheikh, kryetar i Këshillit Konsultativ (Shura), si dhe me deputetë dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë. Delegacioni do të marrë pjesë edhe në një seancë plenare të Këshillit të Shuras.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër