Pjesëmarrja e barabartë e qytetarëve është baza e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator Zhurnal.mk – Komiѕioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot, së bashku me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe “Programin për Mbështetje Zgjedhore” të Zvicrës, i zbatuar përmes Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore – IFES, organizoi një konferencë ku diskutuam se si përmes të dhënave, politikave adekuate dhe partneriteteve të fuqishme mund të kontribuojmë në avancimin e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore.

​Për herë të parë në konferencën e sotme me temë „Avancimi i pjesëmarrjes zgjedhore të grave përmes të dhënave, stimulimeve dhe partneriteteve“ u prezantuan të dhëna dhe analiza mbi daljen e grave në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat janë vegla jonë për krijimin e politikave dhe masave konkrete me të cilat do të ndërtojmë mekanizma që do t’i inkurajojnë gratë si në mjediset rurale ashtu edhe në ato urbane të jenë aktive në procesin zgjedhor, si në rolin e kandidateve ashtu edhe si votuese.

​Për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja janë parakushte thelbësore për procese zgjedhore legjitime, gjithëpërfshirëse dhe cilësore, dhe është obligim yni të sigurojmë kushte të barabarta për realizimin e së drejtës së votës.

​Me rëndësi të madhe është partneriteti ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile, bashkësisë ndërkombëtare dhe mediave, sepse vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, shkëmbimit të njohurive dhe përdorimit të të dhënave relevante mund të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme.

Falënderim për Misionin e OSBE-së në Shkup, Ambasadës së Zvicrës dhe IFES-it për mbështetjen dhe partneritetin në këtë iniciativë të rëndësishme.

https://www.facebook.com/share/p/1CuFN4iKeM/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër