“Plani i punës për muajt e ardhshëm”, Sorensen njofton se ka folur në detaje në takimet me Bajramin e Petkoviqin

Nga D. V.
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 maj Zhurnal.mk – Emisari  i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimet e ndara që ka pasur në Bruksel me kryenegociatorët, Agron Bajramin dhe Petar Petkoviq.

Sorensen ka thënë se në këto takimet kanë folur për planin e punës për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy Kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër