Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Gyp nga instalimi i vjetër ka plasur në ndërtesën e “Nova Makedonija” në Shkup, ku janë të vendosura Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe disa institucione të tjera shtetërore. Uji i ka përmbytur hapësirat e katit, ndërsa për momentin nuk dihet sa është dëmi material.
Sipas informacioneve të “Skopje1” nga vendi i ngjarjes, energjia elektrike në objekt është ndërprerë pasi uji ka depërtuar deri te një pjesë e instalimit elektrik dhe matësit e rrymës. Rryma është ndërprerë preventivisht, me qëllim që të parandalohet një avari më e madhe.
Pamjet deri te të cilat ka ardhur “Skopje1” tregojnë se si uji pikë direkt pranë dhe mbi pjesë të instalimit elektrik, mes të cilave edhe një çelës për tension elektrik.
Edhe pse ndërtesa nuk është në kompetencë të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë (SOPR), drejtori Ivica Tomovski për SDK ka deklaruar se janë dërguar ekipe për të ndihmuar në sanimin më të shpejtë të gjendjes.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për përmasën e dëmit, as nëse më shumë hapësira janë të përfshira nga uji.
