Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se një pëllumb çor ka goditur një veturë në Gostivar.
“Më 30.07.2026 në DPB Gostivar është raportuar se në periudhën prej datës 29.07 në orën 22:00 deri në orën 09:40 të datës 30.07.2026, në një parkim në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, një plumb qorr nga një armë zjarri ka goditur çatinë e një automjeti të parkuar “Mercedes” me targa gjermane, në pronësi të S.A. nga Gostivari.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa plumbi është marrë nga zyrtarët policorë për procedurë të mëtejshme. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
