“Po iki, mos më kërkoni!”- E mitura në Durrës largohet nga shtëpia, prindërit apel për gjetjen e 14-vjeçares

Nga Xh M
785 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Durrës, kur një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, është larguar nga shtëpia rreth orës 6:40.

Sipas nënës së saj, Brikena Tusku, vajza ishte në shtëpi deri në orën 5 të mëngjesit, kur ajo ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Pas kësaj, nëna ka rënë në gjumë, dhe kur u zgjua rreth orës 6:30, vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj.

Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime ditët e fundit, duke thënë se po ndihej e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit, por askush nuk kishte marrë seriozisht këto kërcënime.

Sipas nënës, ajo ka gjetur një letër në tavolinë ku vajza shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni.”

Sipas informacionit të fundit, vajza 14-vjeçare nuk është paraqitur në shkollë këtë mëngjes dhe autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Lidhur me zhdukjen e vajzës, është bërë denoncimi përkatës në polici, ndërkohë që prindërit apeluan për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe apelojnë që kushdo që ka dijeni për vajzën ose e ka parë, të kontaktojë menjëherë në numrat: 0693367135 / 0695523151

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër