Po mbytej në Vardar, dëshmitari dhe mjekët i shpëtojnë jetën 83-vjeçarit

Nga Xh M
1,051 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 qershor Zhurnal.mk – Një i moshuar 83-vjeçar është nxjerrë ditën e djeshme nga lumi Vardar, në zonën e Karposhit në Shkup, teksa po mbytej. Falë ndërhyrjes së shpejtë të një dëshmitari okular dhe shërbimeve mjekësore, ai ka shpëtuar dhe është dërguar menjëherë në spital.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 12.06.2026 në orën 07:40, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 07:00 nga lumi Vardar është nxjerrë një person i gjinisë mashkullore që po mbytej.

​Bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.I. (83) nga Shkupi, i cili, sipas informacioneve të para, kishte probleme shëndetësore.

​Pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore – Shkup, ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm mjekësor.
​Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i inspektimit të SPB Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër