Policia bastis në Zubin Potok ku sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Zubin Potok, 31 tetor ZHurnal.mk – Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale.

Në njoftim shtohet se mes armëve të sekuestruara janë, pushkë gjuetie, armë automatike, revole dhe fishekë.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

artikuj të ndërlidhura