Protesta/ Ish-prokurori: Dhuna ndaj pronës private e papranueshme, dialogu është rruga e vetme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 tetor Zhurnal.mk – Ish-prokurori i njohur Ervin Karanxha, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” tha se është e papranueshme që protestuesit të sulmojnë dhe dëmtojnë pronën private.

Ai theksoi se e drejta e protestës është legjitime dhe në këto kushte ata që dalin në shesh duhet të shprehin pakënaqësitë e tyre në mënyrë paqësore.

Ish-prokurori pohoi se rruga e vetme e zgjidhjes në demokraci është dialogu mes palëve.

“Dialog duhet gjithmonë. Problematikat e një pjesë të protestuesve ekzistoj dhe kanë të drejtën. Ne e dimë për sistemin gjyqësor, i cili nuk funksionon. Duhet të dialogohet. Dhuna që bëhet ndaj pronave publike dhe private lë shumë pasoja. Të protestohet paqësisht, sepse dhuna është e papranueshme”, tha ai.

Ai theksoi se kryeministri, Edi Rama, ka qenë i hapur për dialog me protestuesit.

Sipas tij, mes shqetësimeve që kanë sot shqiptarët është edhe sistemi i drejtësisë, i cili për Karanxhën ka probleme të shumta pasi ky sektor shtoi ai është kthyer si instrument ku nuk mungojnë “qokat personale”.

“Kryeministri ka qenë gjithmonë i hapur për dialog. Janë 35 vjet kjo politikë në Shqipëri. Kemi vitin 1997, që u dogj vendi fare dhe u rrafshua komplet, për shkak të politikave të gabuara. Protestat duhet të shprehin shqetësimin e tyre në mënyrë demokratike. Drejtësia është bërë drejtësi qokash, që bëhet për interesa personale”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura