Policia izraelite ndërhyn në protestën e hebrenjve ultra-ortodoksë kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Nga Xh M
239 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kuds, 7 maj Zhurnal.mk – Dhjetëra hebrenj ultra-ortodoksë (Haredi) në Kudsin Perëndimor organizuan një demonstratë për të protestuar kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe arrestimit të një burri që kishte refuzuar shërbimin ushtarak, raporton Anadolu.

Policia izraelite ndërhyri ndaj protestuesve ultra-ortodoksë, të cilët janë kundër rekrutimit, duke përdorur topa uji dhe njësi të kalorësisë për të shpërndarë turmën në zonë.

U raportua se gjatë protestës u ndaluan dy persona.

Në muajin mars, shefi i Shtabit të Izraelit, Eyal Zamir, tha se ushtria po përballet me presion të madh për shkak të mungesës së personelit dhe se përjashtimi i hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak po ndikon në kapacitetin operacional.

Hebrenjtë ultra-ortodoksë përbëjnë rreth 13 për qind të popullsisë së Izraelit prej afërsisht 10 milionë banorësh dhe shpesh refuzojnë shërbimin ushtarak për arsye fetare.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër