Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 15 persona për kryerjen e veprës penale “drejtim i pamatur i automjetit motorik” sipas nenit 297‑a të Kodit Penal.
Të gjithë 15 personat kanë drejtuar automjet motorik pa leje drejtimi, ndërsa pesë prej tyre kanë qenë të mitur.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të paraqiten kallëzime të përshtatshme penale.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë në mënyrë të rreptë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit, të mos drejtojnë automjet motorik pa leje drejtimi, nëse kanë masë të shqiptuar ndalimi për drejtim, as nën ndikimin e alkoolit. Sjellja e përgjegjshme në komunikacion është detyrim i përbashkët dhe parakusht kyç për siguri më të madhe për të gjithë qytetarët.
