Prania e grimcave të azbestit mund të ketë pasoja të mëdha

Nga Xh M
829 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Largimi i materialeve që përmbajnë azbest në kryeqytet konsiderohet shumë i nevojshëm, por duhet të bëhet me kujdes të veçantë.

“Largimi i tyre, duhet të bëhet me kujdes të veçantë, nga persona të trajnuar dhe çka është një element i rëndësishëm është që të sigurohet deponimi ose varrimi i materialit të Azbestit , ngase nga momenti i shkapërderdhjes, degradimi i tij rezulton me disa fije, të cilat janë mjaftë të rrezikshme”, ka thënë Prof. Dr. Naser Kabashi, fakulteti i i inxhinierisë dhe ndërtimit

Nga pulmologë thuhet se prezenca e grimcave të azbestit në ajrin që thithim, mund të ketë pasoja të mëdha në shëndetin e njerëzve, veçanërisht në sistemin pulmonal apo respirator.

“Disa prej sëmundjeve më të shpeshta që mund të shfaqen tek njerëzit që thithin ajër që kanë grimca të azbestit janë: Fibroza e mushkërive, sëmundje të ndryshme të cipave të mushkërive, por edhe më së shumti rendësi ka sëmundje malinje, kanceri i mushkërive”, ka thënë pulmologu Besim Morina.

Nga Komuna e Prishtinës tregojnë për arsyet pse ende nuk kanë filluar të ndërhyjnë, derisa thonë se tash po presin alokimin e buxhetit dhe se do të fillojnë me hapjen e tenderit për kontraktimin e një kompanie e cila do ta bëjë largimin e azbestit në të gjithë kryeqytetin.

“Buxheti është lëshuar shumë vonë, kjo ka qenë një arsye, arsye tjetër është se ende nuk është përcaktuar një deponi qendrore, për deponimin e materieve të rrezikshme, duke pasur parasysh se Azbesti është materie e rrezikshme”, ka thënë Lulzim Fushtica, drejtor për siguri dhe emergjenca në Prishtinë

Nga komuna thonë se me ndërhyrje pritet të fillohet në ndërtesa publike të kryeqytetit, e një nga lagjet me prioritet pritet të jetë Ulpiana.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër