5
Shkup, 27 tetor, Zhurnal.mk – Nga nesër (28 tetor), në autostradën A2, në aksin Kërçovë–Ohër, do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit, në pjesën nga Preseka – Peshoçan deri në Arbinovë.
NP “Rrugët e Maqedonisë”, infomoi se regjimi i përkohshëm i komunikacionit vendoset për shkak të punimeve ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë dhe do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit.
