Prej sot grevë e të punësuarve tek Avokati i shtetit

nga D V

Shkup, 8 janar – Të punësuarit tek Avokati i Shtetit prej sot filluan grevë, duke kërkuar nënshkrim të marrëveshjes kolektive në të cilën do të parashihen shtesa të rrogës në vlerë prej 30 për qind.

Nga Sindikata e AOGJSH-së për MIA-n deklaruan se grevë ka në të gjitha zyrtar e Avokatit të shtetit në vend dhe se greva do të zgjasë deri në përmbushjen  e kërkesave.

Të martën e ardhshme, më 14 janar, pritet të protestojnë të punësuarit nga disa ministri sepse nuk u janë miratuar 30 për qind shtesë e rrogës. Protesta do të zgjasë gjysmë ore para objekteve të ministrive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More