Prendzhov: Janë dorëzuar shumë amendamente për Kodin Zgjedhor, duhet të arkivohen dhe të përkthehen

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve sot, pas miratimit të rendit të ditës me pikën e vetme ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, e ndërpreu seancën sepse për të janë dorëzuar shumë amendamente që duhet të arkivohen, e pastaj edhe të përkthehen në gjuhën shqipe.

Janë dorëzuar shumë amendamente, të cilat arkivohen pastaj do të përkthehen dhe për vazhdimin e seancës do të njoftoheni – deklaroi kryetari i Komisionit, deputeti Ljupço Prendzhov.

Koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetët e pavarur që morën pjesë në punën e grupit të punës për Kodin Zgjedhor sot nuk arritën marrëveshje për votimin elektronik të diasporës. LSDM paralajmëroi 10.000 amendamente, ndërsa Levica 3.000 për këtë zgjidhje ligjore.

artikuj të ndërlidhura