Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Nga D V
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026, me qëllim të informimit të saktë dhe transparent të publikut.

Sipas njoftimit, shpenzimet për aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe kanë arritur në 12,421.39 euro.

Zyra e Presidentes ka sqaruar se shuma e publikuar i referohet vetëm periudhës nga marrja e detyrës nga u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, më 4 prill 2026, deri më 30 qershor 2026.

Institucioni ka ftuar mediat dhe palët e interesuara që për të dhëna ose sqarime shtesë t’i drejtohen Zyrës së Presidentes përmes adresës elektronike zprk@president-ksgov.net.

Në njoftim theksohet se sigurimi i informacionit drejtpërdrejt nga institucioni mundëson raportim të plotë dhe të saktë, duke shmangur krijimin e perceptimeve të gabuara si pasojë e paraqitjes së pjesshme ose jashtë kontekstit të të dhënave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër