Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bejrut, 10 prill Zhurnal.mk – Të paktën 13 anëtarë të personelit të sigurisë shtetërore kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca libaneze, e cila njofton se sulmet kanë goditur qytetin Nabatieh. Sipas deklaratës zyrtare, viktimat janë pjesë e forcave të sigurisë së shtetit.

Në një reagim publik, Presidenti Joseph Aoun ka dënuar ashpër sulmet, duke i cilësuar si një akt të rëndë që cenon stabilitetin dhe sigurinë në vend.

Deri më tani, Ushtria Izraelite nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ngjarjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër