Kallëzim penal ndaj shoferit të autobusit, xhiroi ambientet brenda kazermës së Tetovës

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 10 prill Zhurnal.mk – Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit A.Sh. (61-vjeç) nga fshati Studeniçan i Shkupit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërja e skicave apo vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”.

​Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt 2025. I denoncuari, në cilësinë e shoferit të një autobusi nga një kompani me të cilën Ministria e Mbrojtjes kishte kontratë për transport të organizuar ndërgarnizonal, ka kryer veprime të ndaluara brenda zonës ushtarake.

​”Gjatë qëndrimit në rrethin e kazermës së Tetovës, personi në fjalë ka bërë tri video-regjistrime, të cilat më pas i ka shpërndarë përmes një aplikacioni në celular,” thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
​Ky rast përbën shkelje të rëndë të protokolleve të sigurisë shtetërore, pasi incizimi i objekteve dhe pajisjeve ushtarake pa leje paraprake është rreptësisht i ndaluar me ligj. Tashmë ndaj 61-vjeçarit do të vijojnë procedurat ligjore pranë organeve të drejtësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër