Presidenti Bajram Begaj nga Çairi e nis vizitën në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
791 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Nesër, Komuna e Çairit do të jetë ndalesa e parë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do ta presë Presidentin Begaj në ora 12:30 në objektin e komunës, ku do të zhvillohet një takim institucional i shoqëruar me fotografi zyrtare.

Më pas, delegacioni do të vizitojë Xhaminë Mustafa Pasha dhe do të vazhdojë drejt Çarshisë së Vjetër, me ndalesë te busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku do të mbahet ceremoni e vendosjes së luleve, e shoqëruar me interpretimin e himnit kombëtar dhe program artistik nga Ansambli Shtetëror.

Programi është i hapur për mbulim mediatik sipas itinerarit zyrtar, ndërsa nuk janë të parapara deklarata për media.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër