​Presidentja e dekretoi Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu: Çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula dekretoi shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë dekret ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit.

“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.

Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, shkroi në Facebook, Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër